Dogana dhe MPB kontrolluan 38 mjete lundruese në Ohër, evidentohen më shumë pagesa doganore

Rajon

Drejtoria e Doganave ka kryer kontrolle ndaj 38 mjeteve lundruese në Liqenin e Ohrit, në një aksion të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kontrollet kanë përfshirë statusin doganor të mjeteve dhe personat që i drejtonin ato. Sipas Doganës, pas kontrolleve është evidentuar rritje e pagesave të detyrimeve doganore për mjetet lundruese të futura […]

Madhësia e shkronjave

Drejtoria e Doganave ka kryer kontrolle ndaj 38 mjeteve lundruese në Liqenin e Ohrit, në një aksion të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kontrollet kanë përfshirë statusin doganor të mjeteve dhe personat që i drejtonin ato.

Sipas Doganës, pas kontrolleve është evidentuar rritje e pagesave të detyrimeve doganore për mjetet lundruese të futura në vend me import të përkohshëm.

“Në periudhën e kaluar vërehet aktivitet i shtuar në pagesën e detyrimeve të importit për mjetet lundruese që janë futur me import të përkohshëm, gjë që tregon se kontrollet japin efekt”, deklaroi udhëheqësi i Doganës së Manastirit, Gjoko Trposki.

Nga Dogana bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë, ndërsa shkeljet e dispozitave ligjore mund të rezultojnë me sanksione, përfshirë edhe konfiskimin e mjeteve lundruese.