Matthew McConaughey ka rrëfyer një episod të pazakontë nga e kaluara, kur një film me Jennifer Lopez i ndihmoi të shmangte një situatë të vështirë në kufirin SHBA-Meksikë.
Gjatë një interviste në podcastin “Happy Sad Confused”, aktori 56-vjeçar tregoi se ishte ndaluar teksa po kalonte kufirin meksikan.

Për të bindur personat që e ndaluan se ishte një aktor i njohur, ai përmendi filmin “The Wedding Planner”, ku kishte luajtur krah Lopez, shkruan DailyMail.
McConaughey tha se u tregoi se njihte Jennifer Lopez dhe i pyeti nëse e kishin parë filmin. Pas kësaj, sipas rrëfimit të tij, situata ndryshoi dhe ata kërkuan të bënin foto me të, duke e lejuar më pas të vazhdonte rrugën.
Dy aktorët luajtën së bashku në komedinë romantike të vitit 2001, ku personazhet e tyre dashurohen pavarësisht rrethanave.
McConaughey ka folur edhe më parë me vlerësim për Lopez, duke e cilësuar një profesioniste shumë të përgatitur. /Telegrafi/





