Jennifer Garner është fotografuar duke dalë nga një palestër në Los Angeles pas një seance intensive boksi, duke treguar se aktiviteti fizik vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e rutinës së saj.
Aktorja 54-vjeçare u shfaq e skuqur pas stërvitjes, me veshje sportive, doreza boksi në dorë dhe një shishe uji.

Garner ishte pa grim dhe me flokët e kapur bisht, ndërsa dukej se sapo kishte përfunduar një seancë të lodhshme, shkruan DailyMail.
Garner ka ndarë edhe më herët me fansat pjesë nga rutina e saj e fitnesit. Për përgatitjen e rolit të Elektra-s në “Deadpool & Wolverine”, ajo kishte intensifikuar stërvitjet, duke përfshirë boksin tri herë në javë, biçikletën Peloton dhe ushtrime me intensitet të lartë.
Aktorja është gjithashtu e angazhuar me projektin e saj të fundit, miniserialin “The Five-Star Weekend”, ku përveç rolit kryesor është edhe producente ekzekutive.
Në produksion interpretojnë gjithashtu Regina Hall, Chloë Sevigny, D’Arcy Carden dhe Gemma Chan. /Telegrafi/





