Bie çmimi i naftës pas lajmit për marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit

Bota

Çmimi i naftës ka rënë pas lajmeve për marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit. Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02%, në 83.82 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta e tipit US West Texas ishte 80.95 dollarë për fuçi, duke rënë me 4.63%. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ngushtica e Hormuzit do […]

Madhësia e shkronjave

Çmimi i naftës ka rënë pas lajmeve për marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit.

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02%, në 83.82 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, nafta e tipit US West Texas ishte 80.95 dollarë për fuçi, duke rënë me 4.63%.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ngushtica e Hormuzit do të hapet dhe bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të hiqet.“Anijet e botës, ndizni motorët,” shkroi ai, duke shtuar “le të rrjedhë nafta!”

“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e përfunduar. Urime të gjithëve! Unë autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anijet e botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta!”, ka pohuar lideri amerikan.

Të dyja palët kanë shpallur përfundimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe në Liban, sipas kryeministrit të Pakistanit. /Telegrafi/