Beyonce ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes Spanjës dhe Argjentinës në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey.
Këngëtarja 44-vjeçare zgjodhi një veshje të guximshme dhe elegante për eventin sportiv, duke veshur një kostum kapri transparent me dantella të bardha, të kombinuar me një xhaketë të gjatë në ngjyrë të bardhë dhe këpucë të së njëjtës nuancë.
Beyonce e kompletoi pamjen me syze dielli me kornizë të artë, një çantë të vogël të bardhë dhe flokët kaçurrela të stiluar me volum, shkruan DailyMail.
Ajo u shfaq në tribunë së bashku me bashkëshortin e saj Jay-Z, ndërsa ndoqën Spanjën që triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës pas kohës shtesë.
Paraqitja e saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat vlerësuan stilin e veçantë të artistes, e cila prej vitesh njihet për zgjedhjet e saj të guximshme në modë.
Dalja publike e Beyoncé vjen pas një periudhe të ngarkuar për familjen e saj. Jay-Z sapo ka përfunduar një seri koncertesh në stadiumin Yankee në New York, ku në një prej netëve u bashkua edhe vajza e tyre Blue Ivy Carter, e cila performoi në skenë me të atin.
Ndërkohë, Beyonce vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për projektet e saj muzikore, pasi kënga e saj e papublikuar më parë “Morning Dew (Donk)” ka hyrë në klasifikimin Billboard Hot 100. /Telegrafi/






