Bayern Munich intensifikon negociatat për transferimin e yllit të Atalantës

Sport

Bayern Munich ka intensifikuar interesimin për sulmuesin e Atalantas, Charles De Ketelaere, ndërsa reprezentuesi belg raportohet se i ka dhënë “dritën jeshile” një transferimi veror në “Allianz Arena”. Gjiganti i Bundesligës e sheh 25-vjeçarin e gjithanshëm si një objektiv prioritar për të përforcuar repartin ofensiv, pas rikthimit mbresëlënës që ai ka pasur në Serie A. […]

Madhësia e shkronjave

Bayern Munich ka intensifikuar interesimin për sulmuesin e Atalantas, Charles De Ketelaere, ndërsa reprezentuesi belg raportohet se i ka dhënë “dritën jeshile” një transferimi veror në “Allianz Arena”.

Gjiganti i Bundesligës e sheh 25-vjeçarin e gjithanshëm si një objektiv prioritar për të përforcuar repartin ofensiv, pas rikthimit mbresëlënës që ai ka pasur në Serie A.

Bayern ka shfaqur interes konkret për De Ketelaere, duke e identifikuar yllin e Atalantas si një përforcim kyç për sektorin e sulmit. Sipas raportimeve, lojtari tashmë e ka miratuar një lëvizje të mundshme drejt Bavarisë, çka sugjeron se kushtet personale nuk do të përbëjnë një pengesë të madhe në negociatat e ardhshme.

Megjithatë, ndonëse futbollisti është i gatshëm për transferim, Bayern tani duhet të hyjë në bisedime zyrtare me Atalantan për të përcaktuar një tarifë të përshtatshme transferimi për ish-lojtarin e Milanit.

Sipas Sky Sport dhe ekspertit të afatit kalimtar Sacha Tavolieri, terreni për marrëveshjen po përgatitet tashmë prapa skenës. Kuptohet se De Ketelaere ka dhënë aprovimin e tij për një kalim të mundshëm te Bayern, duke i hapur rrugë nisjes së negociatave mes dy klubeve.

Ky zhvillim vjen pas transformimit të suksesshëm të lojtarit në Bergamo, ku cilësitë e tij teknike dhe aftësia për të luajtur mes linjave e kanë ringjallur karrierën nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit.

De Ketelaere iu bashkua Atalantas në formë huazimi nga Milani në vitin 2023, ndërsa klubi italian e aktivizoi opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm për rreth 24 milionë euro në verën e vitit 2024./Telegrafi/