“Banditëve dhe cubave nuk ua kemi frikën”, reagime tjera nga LVV për incidentin në Skënderaj

Nacionale

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka reaguar për incidentin në Skenderaj ku pretendohet për sulm fizik ndaj zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani. Ajo e ka vlerësuar këtë sulm ‘kriminal e banditesk’. “Ky akt përveçse është i papranueshëm, përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve dhe funksionimit të shtetit të Kosovës si […]

Madhësia e shkronjave

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka reaguar për incidentin në Skenderaj ku pretendohet për sulm fizik ndaj zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani.

Ajo e ka vlerësuar këtë sulm ‘kriminal e banditesk’.

“Ky akt përveçse është i papranueshëm, përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve dhe funksionimit të shtetit të Kosovës si dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Sulme dhe sulmues të tillë i njohim mirë. Synojnë që fushata zgjedhore të jetë e përcjellë nga dhuna, frikësimi dhe logjika e forcës, të cilat nuk kanë vend në Republikën tonë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Sipas saj, këto janë metoda primitive të betejës politike të atyre që shtetin e shohin si pronë private dhe sundimin e ligjit e shtetin e së drejtës si padrejtësi dhe provokim.

“Pres që institucionet e rendit të reagojnë menjëherë dhe pa kompromis. Autorët e sulmit duhet të përballen me drejtësinë pa asnjë vonesë. Kjo Republikë e ky shtet nuk i nënshtrohet dhunës. Pikë”, ka shtuar Gërvalla.

“Banditve dhe cubave nuk ua kemi frikën. Shërim të shpejtë miku ynë Hysni Mehani!”, ka shkruar në Facebook ish-deputeti i LVV-së, Artan Abrashi.

“Sulmi ndaj zëvendësministrit të Republikës së Kosovës, Hysni Mehani është akt qyqar dhe kriminal dhe si i tillë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës Faton Peci.