Bajrami flet pasi Abdixhiku mbeti kryetar i LDK-së

Nacionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas përfundimit të kuvendit për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhikut. Ajo ka pranuar se ishte pjesë e delegatëve që kërkuan ndryshim në LDK. “Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas përfundimit të kuvendit për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhikut.

Ajo ka pranuar se ishte pjesë e delegatëve që kërkuan ndryshim në LDK.

“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka theksuar se vendimi i shumicës duhet respektuar dhe se proceset demokratike janë ato që përcaktojnë drejtimin e një partie.

“Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia”, është shprehur deputetja e LDK-së.

Në fund të reagimit të saj, Bajrami ka uruar partinë duke shkruar “Urime, LDK!”.

Ndryshe, Abdixhiku i ka mbijetuar nismës për shkarkimin e tij nga kreu i LDK-së, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

Kujtojmë se 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të tij si kryetar. Ndërkaq, 152 delegatë votuan për shkarkimin, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme. /Telegrafi/