Shasivari për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme

Rajon

Ministri i Drejtësisë në RMV, Jeton Shasivari thotë se vendimi i Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së nuk është zbatues dhe se juridikisht katërshja është e pafajshme. “Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme”, tha Shasivari. Ai tha se respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim me vendimin. “Respektimi i vendimit nuk do […]

Madhësia e shkronjave

Ministri i Drejtësisë në RMV, Jeton Shasivari thotë se vendimi i Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së nuk është zbatues dhe se juridikisht katërshja është e pafajshme.

“Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme”, tha Shasivari.

Ai tha se respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim me vendimin.

“Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin, me qenë se të thuash të respektohet vendimi, që është qëndrim edhe i bashkësisë ndërkombëtare, nuk do të thotë pajtim ose pranim i vendimit, me qenë se e drejta e ankesës është një nga mjetet kryesore juridike për kontestimin e këtij vendimi”, tha Shasivari./Telegrafi/