MPB Maqedoni njoftoi se dje në orën 13:15 pranë Kishës Katedrale të “Shën Klimenti i Ohrit” në zonën Qendrore të Shkupit, oficerët e policisë së SPB Shkup e privuan nga liria B.P. (63) nga Manastiri.
Ai u pa duke vënë flakën në kontejnerë nëntokësorë në orën 13:00 në rrugën “Maksim Gorki”.
“Menjëherë pas kësaj, pas marrjes së masave, ai u gjet dhe u privua nga liria. Zjarri u shua nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”.
“Më 23.09.2026 në orën 00:10 në zonën Butel të Shkupit, oficerët e policisë së SPB Shkup ndaluan B.I. (24), Xh.L (26) dhe R.B (21) nga fshati Sveta Petka, rajoni i Shkupit, si dhe A.Xh. (20) nga fshati Saraj, rajoni i Shkupit”.
“Ata dyshohet se kanë ndezur fishekzjarrë në një fushë, të cilët shkaktuan një zjarr që dogji bar të thatë në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë”.
“Zjarri u shua nga një ekip i Brigadës Zjarrfikëse, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës”, thonë nga MPB.






