Audio-incizimi ku Isufaj e Lumezi flasin me qasje shpërfillëse ndaj BE-së, Gërvalla: Dënojmë ashpër gjuhën denigruese

Nacionale

<div><div><img width="601" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824191-audio-incizimi-ku-isufaj-e-lumezi-flasin-me-qasje-shperfillese-ndaj-be-se-gervalla-de699e22edeb76e.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="audio-incizimi-ku-isufaj-e-lumezi-flasin-me-qasje-shperfillese-ndaj-be-se,-gervalla:-denojme-ashper-gjuhen-denigruese" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="601" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824191-audio-incizimi-ku-isufaj-e-lumezi-flasin-me-qasje-shperfillese-ndaj-be-se-gervalla-de699e22edeb76e.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="audio-incizimi-ku-isufaj-e-lumezi-flasin-me-qasje-shperfillese-ndaj-be-se,-gervalla:-denojme-ashper-gjuhen-denigruese" loading="lazy"></p>Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas audio-incizimit që u publikua nga mbledhja mes Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, me kryeprokurorët e prokurorive, ku shpërfillen kritikat e Bashkimit Evropian lidhur me moszbatimin e reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës, po shpërfillen nga disa anëtarë të sistemit prokurorial. Gërvalla ka thënë se ky</div>

Madhësia e shkronjave

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas audio-incizimit që u publikua nga mbledhja mes Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, me kryeprokurorët e prokurorive, ku shpërfillen kritikat e Bashkimit Evropian lidhur me moszbatimin e reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës, po shpërfillen nga disa anëtarë të sistemit prokurorial.
Gërvalla ka thënë se ky audio-incizim është shqetësues dhe se gjuha dhe “diskutimet denigruese” të krerëve dhe ish-krerëve të sistemit prokurorial, paraqesin rrezik serioz dhe cënojnë rëndë integritetin dhe funksionimin profesional të sistemit prokurorial.
“Dënojmë ashpër gjuhën e tillë denigruese e cila është në kundërshtim me etikën dhe standardet profesionale të prokurorit, por gjithashtu, kërkojmë zbatimin e reformave dhe ndryshimeve ligjore tashmë në fuqi, për t’i dhënë sistemit prokurorial profesionalizmin, llogaridhënien dhe efikasitetin e munguar”, ka shkruar Gërvalla.