Aston Villa e Unai Emery fiton Ligën e Evropës

Sport

Aston Villa është fituese e Ligës së Evropës, pasi në finale e mposhti bindshëm Freiburgun me rezultat 3-0, duke e zgjidhur ndeshjen praktikisht që në pjesën e parë dhe duke e menaxhuar pa probleme epërsinë në vazhdim. Angleztët e nisën më mirë takimin dhe krijuan raste që në minutat e para, me Morgan Rogers që […]

Madhësia e shkronjave

Aston Villa është fituese e Ligës së Evropës, pasi në finale e mposhti bindshëm Freiburgun me rezultat 3-0, duke e zgjidhur ndeshjen praktikisht që në pjesën e parë dhe duke e menaxhuar pa probleme epërsinë në vazhdim.

Angleztët e nisën më mirë takimin dhe krijuan raste që në minutat e para, me Morgan Rogers që disa herë ishte pranë golit.

Freiburg pati momentin e tij më të mirë në minutën e 17-të, kur Hofler shpërdoroi një rast të madh nga afërsia, por kjo rezultoi vendimtare, pasi Villa u bë më konkrete.

Goli i parë erdhi në minutën e 41-të. Morgan Rogers asistoi për Youri Tielemans, i cili i pambuluar në zonë goditi me të parën dhe e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

20/05/2026 21:42- GOOOOOOOOOL telegrafi.com

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Aston Villa e dyfishoi epërsinë, me John McGinn që shërbeu shkurt për Emiliano Buendian, i cili realizoi një gol të bukur me goditje të harkuar në këndin e sipërm për 0-2 .

Në pjesën e dytë, Freiburg u përpoq të reagojë, por ekipi anglez e mbylli përfundimisht finalen në minutën e 58-të. Buendia dhuroi asist dhe Morgan Rogers tregoi qetësi brenda zonës, duke e vendosur saktë topin në këndin e poshtëm për 0-3.

20/05/2026 22:21- GOOOOOOOOOL telegrafi.com

Me këtë fitore, Aston Villa e mbyll sezonin evropian në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e fituar trofeun me një paraqitje të madhe në finale, ndërsa Freiburg mbetet pa trofe, i pamundur për ta përballuar ritmin dhe cilësinë e anglezëve në natën vendimtare.

Aston Villa fiton këtë garë pas 44 vitesh, ndërsa Unai Emery, fiton trofeun e pestë në këtë garë. /Telegrafi/