Arrestohen 5 persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806468-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Arrestohen 5 persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806468-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Arrestohen 5 persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë" loading="lazy"></p>Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për gjuajtje me armë zjarri në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë. Policia e Kosovës njoftoi se pas pranimit të informatës ka reaguar menjëherë duke angazhuar njësitet policore. Zyrtarë nga Stacioni Jugu dhe Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë veprimeve të shpejta operacionale</div>

Madhësia e shkronjave

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për gjuajtje me armë zjarri në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë. Policia e Kosovës njoftoi se pas pranimit të informatës ka reaguar menjëherë duke angazhuar njësitet policore.
Zyrtarë nga Stacioni Jugu dhe Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë veprimeve të shpejta operacionale janë arrestuar fillimisht katër persona dhe janë sekuestruar armët e përdorura, transmeton Klankosova.tv.
Më pas, pas hetimeve të mëtejme, është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i pestë, nga i cili po ashtu është konfiskuar një armë zjarri.
“Personat e dyshuar, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprat penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, thotë PK në Facebook.