Ancelotti flet për rikthimin e Neymarit te Brazili për Botërorin

Sport

Carlo Ancelotti ka komentuar vendimin e tij për të përfshirë Neymarin në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026. Rikthimi i Neymarit në Kombëtaren e Brazilit ka qenë një nga temat më të diskutuara në futbollin brazilian gjatë ditëve të fundit. Pas një periudhe të gjatë të mbushur me lëndime dhe mungesa në fushë, […]

Madhësia e shkronjave

Carlo Ancelotti ka komentuar vendimin e tij për të përfshirë Neymarin në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026.

Rikthimi i Neymarit në Kombëtaren e Brazilit ka qenë një nga temat më të diskutuara në futbollin brazilian gjatë ditëve të fundit.

Pas një periudhe të gjatë të mbushur me lëndime dhe mungesa në fushë, sulmuesi veteran ka fituar sërish besimin e stafit teknik të “Seleçaos” në prag të turneut më të madh të futbollit botëror.

Sulmuesi 34-vjeçar i Santos është rikthyer në kombëtare për herë të parë që nga viti 2023, pasi kaloi një periudhë të gjatë të shoqëruar me probleme fizike dhe lëndime.

“Neymar do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në Kupën e Botës. Gjatë gjithë vitit kemi analizuar gjendjen e tij dhe kemi vërejtur se në periudhën e fundit ka treguar vazhdimësi në paraqitje dhe ka qenë në formë të mirë fizike”, deklaroi Ancelotti gjatë konferencës për media.

Përfshirja e Neymarit konsiderohet si një ndër vendimet më të rëndësishme të trajnerit italian në prag të turneut, me Brazilin që synon rikthimin te titulli botëror në vitin 2026. /Telegrafi/