Amir Rrahmani protagonist, Napoli fiton ndaj Pisas dhe siguron Ligën e Kampionëve

Sport

Napoli ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve falë një fitore në udhëtim te Pisa. “Napolitanët” dominuan në të gjitha aspektet për të triumfuar me rezultat 0-2. Scott McTominay kaloi Napolin në epërsi me një gol të bukur pas asistimit të Rasmus Hojlund (21’). Ndërsa, vetëm gjashtë minuta më vonë kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani […]

Madhësia e shkronjave

Napoli ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve falë një fitore në udhëtim te Pisa.

“Napolitanët” dominuan në të gjitha aspektet për të triumfuar me rezultat 0-2.

Scott McTominay kaloi Napolin në epërsi me një gol të bukur pas asistimit të Rasmus Hojlund (21’).

Ndërsa, vetëm gjashtë minuta më vonë kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani shënoi me kokë pas harkimit të Elmas për ta dyfishuar epërsinë (27’).

Napoli ishte skuadër larg më e mirë për të rrezikuar edhe disa herë në pjesën e dytë, por që iu mungoi konkretizimi.

Goditjen finale ia dha vetë Rasmus Hojlund me një gol të bukur pas asistimit të Mazzocchi (90+3′).

Kësisoj, me 73 pikë Napoli e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve ndërsa Pisa tashmë është e rënë në Serie B./Telegrafi/