Amber surprizon me ndryshimin në pamje, shfaqet me flokë të shkurtër

Magazina

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber, ka surprizuar ndjekësit me paraqitjen e saj të fundit në rrjetet sociale. Ajo ka vendosur të bëjë një ndryshim të dukshëm në pamje, duke i dhënë lamtumirën flokëve të gjatë dhe duke zgjedhur një prerje shumë më të shkurtër. Ky ndryshim i ka dhënë një tjetër pamje, […]

Madhësia e shkronjave

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber, ka surprizuar ndjekësit me paraqitjen e saj të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka vendosur të bëjë një ndryshim të dukshëm në pamje, duke i dhënë lamtumirën flokëve të gjatë dhe duke zgjedhur një prerje shumë më të shkurtër.

Ky ndryshim i ka dhënë një tjetër pamje, duke e bërë atë të duket ndryshe nga ajo me të cilën publiku ishte mësuar ta shihte.

Amber ka ndarë disa fotografi të reja në Instagram, ku ka prezantuar look-un e saj të ri dhe ka marrë vëmendjen e ndjekësve.

Krahas modelit të ri të flokëve, në fotografitë e publikuara ka rënë në sy edhe forma e saj fizike.

Ajo shfaqet në formë të mirë, duke nxjerrë në pah linjat e tonifikuara dhe stilin e saj.

Ndryshimi duket se i ka pëlqyer ndjekësve, të cilët kanë vërshuar me komente dhe reagime në postim.

Me këtë paraqitje të re, Amber duket se ka nisur një kapitull të ri në stilin e saj, duke dëshmuar edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me pamjen. /Telegrafi/