Amanda Holden ka tërhequr vëmendjen gjatë gjysmëfinales live të Britain’s Got Talent, duke debutuar me një model të ri flokësh “bob”, më të shkurtër dhe elegant.
Moderatorja 55-vjeçare u shfaq mjaft glamuroze me një fustan të kuq të shkurtër, i cili theksonte linjat e saj, ndërsa iu bashkua panelit të jurisë përkrah Simon Cowell, Alesha Dixon dhe KSI, shkruan DailyMail.

Para spektaklit, ajo ndau edhe një video argëtuese në rrjete sociale, ku rikrijonte një skenë nga The Devil Wears Prada, duke imituar personazhin e Miranda Priestly, i luajtur nga Meryl Streep.
Paraqitja e saj vjen pak ditë pasi ishte në qendër të vëmendjes edhe në festën e çmimeve BAFTA, ku u shfaq me një tjetër veshje të guximshme, duke konfirmuar stilin e saj të veçantë dhe prezencën e fortë në eventet televizive. /Telegrafi/





