Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki

Sport

Albion Rrahmani ka vazhduar me paraqitje fantastike me Sparta Pragën në Superligën e Çekisë. Sulmuesi dardan ka shënuar gol në fitoren e Sparta Pragës 2-1 ndaj Hradec Kralove. E falë golit dhe paraqitjes fantastike që kishte në këtë sfidë, Rrahmani është përfshirë në formacionin e javës nga SofaScore. 25-vjeçari kësisoj e mbyll sezonin me Sparta […]

Madhësia e shkronjave

Albion Rrahmani ka vazhduar me paraqitje fantastike me Sparta Pragën në Superligën e Çekisë.

Sulmuesi dardan ka shënuar gol në fitoren e Sparta Pragës 2-1 ndaj Hradec Kralove.

E falë golit dhe paraqitjes fantastike që kishte në këtë sfidë, Rrahmani është përfshirë në formacionin e javës nga SofaScore.

25-vjeçari kësisoj e mbyll sezonin me Sparta Pragën me 16 gola dhe me 4 asistime në 49 ndeshje zyrtare. /Telegrafi/