Aksidenti tragjik në Bllacë, ambasadori Qehaja jep detaje për kthimin e trupave

Nacionale

Tre persona nga Kosova, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe miqtë e viktimave, duke […]

Madhësia e shkronjave

Tre persona nga Kosova, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe miqtë e viktimave, duke konfirmuar angazhimin e institucioneve për trajtimin e rastit.

“U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë”, ka shkruar Qehaja.

Sipas tij, që nga marrja e informacionit për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e të ndjerëve, për të ofruar ndihmën e nevojshme.

“Që nga marrja e informacionit për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e të ndjerëve”, është shprehur ambasadori.

Pas përfundimit të procedurave përkatëse nga autoritetet kompetente, trupat e pajetë pritet të transportohen në Republikën e Kosovës.

“Në këto çaste të rënda shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet dhe të dashurit e të ndjerëve. U prehshin në paqe!”, ka deklaruar Florian Qehaja. /Telegrafi/