A do të jetë opinioniste e BBVA 6? Ja si u përgjigj Alketa Vejsiu

Magazina

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar në emisionin e ri “Live me Luizin”, i cili moderohet nga fituesi i Big Brother VIP Albania dhe këngëtari, Luiz Ejlli. Gjatë intervistës, Vejsiu u pyet nëse do të jetë opinioniste në edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania, ndërsa përgjigjja e saj la të […]

Madhësia e shkronjave

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar në emisionin e ri “Live me Luizin”, i cili moderohet nga fituesi i Big Brother VIP Albania dhe këngëtari, Luiz Ejlli.

Gjatë intervistës, Vejsiu u pyet nëse do të jetë opinioniste në edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania, ndërsa përgjigjja e saj la të kuptohet se ajo nuk do ta ketë këtë rol.

“Je përfolur se do të jesh opinioniste e Big Brother, kë do të heqësh Arbërin a po Monikën?”, e pyeti Luizi.

Vejsiu iu përgjigj me shaka, duke folur edhe për paraqitjen e saj në edicionin e kaluar, kur ishte e ftuar në spektakël.

“Nuk heq unë asnjë, unë thjesht, më dhanë karrigen u ula si zonjë. Unë erdha dhe u ula në karrigen që më dhanë. Nuk më dhanë çelësat e shtëpisë”, tha Alketa.

“Jo unë do të pres radhën, kur të mërzitet Ledioni, të bëjë ai një format tjetër që ta drejtoj unë Big Brotherin.

“Unë bëra thjesht shaka se unë jam shumë e lumtur që e drejton Ledioni se e drejton shumë mirë”, ka deklaruar ajo mes tjerash.