Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e sotme dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
Në një mesazh drejtuar shqiptarëve të Luginës, Hoxha ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke e cilësuar votën si një të drejtë themelore demokratike dhe mundësi për të fuqizuar përfaqësimin e tyre.

“Çdo votë ka rëndësi. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka deklaruar Hoxha.
Ai e ka përmbyllur mesazhin me një thirrje për qytetarët shqiptarë të Luginës që të dalin në votime.
“Dilni dhe votoni. Për zërin tuaj, për të drejtat tuaja, për të ardhmen tuaj”, ka thënë ministri Hoxha. /Telegrafi/