“Ia futën Ligën e Kampionëve në xhep Romës”, Allegri shpërthen në akuza: E pagova unë çmimin te Milani

Sport

Massimiliano Allegri shpërtheu në nerva pas barazimit dramatik 3-3 mes Napolit dhe Romës, duke akuzuar kryeqytetasit se sezonin e kaluar e dërguan Ligën e Kampionëve në duart e tyre, ndërsa ai pagoi çmimin te Milani. Trajneri ishte dukshëm i irrituar gjatë ndeshjes në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku u përjashtua nga zona teknike në minutat […]

Madhësia e shkronjave

Massimiliano Allegri shpërtheu në nerva pas barazimit dramatik 3-3 mes Napolit dhe Romës, duke akuzuar kryeqytetasit se sezonin e kaluar e dërguan Ligën e Kampionëve në duart e tyre, ndërsa ai pagoi çmimin te Milani.

Trajneri ishte dukshëm i irrituar gjatë ndeshjes në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku u përjashtua nga zona teknike në minutat shtesë për protesta ndaj gjyqtarit. Nervozizmi i tij vazhdoi edhe pas përfundimit të takimit.

Në një intervistë për DAZN Italia, Allegri pranoi se nuk ishte në gjendje të analizonte ndeshjen.

“Për herë të parë pas 25 vjetësh, nuk jam në gjendje t’ju jap përgjigje të qarta për ndeshjen. Prandaj, më vjen keq, por ju uroj natën e mirë”.

Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë “Corriere dello Sport”, Allegri më pas u largua i nervozuar drejt sallës së konferencave për shtyp, ku u dëgjua duke iu drejtuar me tone të ashpra anëtarëve të stafit të Napolit.

“Sezonin e kaluar ia futën Ligën e Kampionëve në xhep Romës. Gjithmonë ata… Unë e pagova çmimin te Milani”, raportohet të ketë thënë trajneri italian.

Deklarata lidhet me përfundimin e sezonit të kaluar, kur Roma dhe Como përfunduan para Milanit në garën për katër vendet e para, duke ia pamundësuar skuadrës kuqezi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Vetëm 24 orë pas përfundimit të sezonit, Milani vendosi ta shkarkonte Allegrin, duke e bërë atë të ndihej drejtpërdrejt i prekur nga dështimi për të siguruar një vend në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Mbetet të shihet nëse trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, do të reagojë ndaj këtyre deklaratave. Të dy janë miq dhe para ndeshjes së së shtunës u përshëndetën ngrohtësisht, çka e bën edhe më interesante mundësinë e një përgjigjeje nga trajneri i Romës./Telegrafi/

Komentet