Partia Demokratike i bashkohet thirrjes për pjesëmarrje masive në marshin “Drejtësi, jo politikë”

Në ditën e Pavarësisë së shtetit të Kosovës, kur festojmë lirinë dhe shtetësinë, Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen marshit paqësor në mbrojtje të vlerave të luftës sonë të shenjtë. Nën moton “Drejtësi, jo Politikë”, ne bashkohemi për të mbrojtur të vërtetën historike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). ​ ​Liria që gëzojmë sot erdhi si rezultat i sakrificës së pashoq të djemve dhe vashave më të mirë të kombit. Sot, kur përpjekjet për të njollosur këtë luftë të pastër e mbrojtëse po shtohen, heshtja nuk është opsion. Mbrojtja e vlerave të UÇK-së është mbrojtje e vetë zanafillës së shtetit të Kosovës. Kërkojmë që proceset gjyqësore të mos bazohen në agjenda politike, por në fakte dhe të vërteta historike. ​ ​Në këtë rrugëtim për drejtësi, Partia Demokratike u bën thirrje të veçantë vëllezërve dhe motrave nga Lugina e Preshevës që më 17 Shkurt 2026, në ora 14:00 në Sheshin “Skenderbeu” t’i bashkohen këtij marshi paqësor në Prishtinë. ​Lidhja jonë kombëtare është e pathyeshme dhe zëri i Luginës është jetik për të treguar se mbrojtja e luftës çlirimtare është amanet i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë. Drejtësia për UÇK-në është drejtësi për Kosovë