24 dëshmitarë dhe dokumente sekrete – Man City pretendon se ka prova për ta rrëzuar vendimin ndaj klubit

Sport

Manchester City pretendon se posedon “prova të pakundërshtueshme” që mund ta rrëzojnë vendimin kundër klubit në çështjen e shkeljeve financiare në Ligën Premier. Sipas gazetës britanike The Telegraph, këto prova përfshijnë email-e, letra dhe pasqyra bankare. Raporti bën të ditur se klubi anglez do të kërkojë rishqyrtimin e provave që përfshijnë dokumente të qeverisë së […]

Madhësia e shkronjave

Manchester City pretendon se posedon “prova të pakundërshtueshme” që mund ta rrëzojnë vendimin kundër klubit në çështjen e shkeljeve financiare në Ligën Premier.

Sipas gazetës britanike The Telegraph, këto prova përfshijnë email-e, letra dhe pasqyra bankare.

Raporti bën të ditur se klubi anglez do të kërkojë rishqyrtimin e provave që përfshijnë dokumente të qeverisë së Abu Dhabit, dëshmi pagesash dhe deklarata të 24 dëshmitarëve. City pretendon se këto materiale janë refuzuar padrejtësisht gjatë shqyrtimit fillestar të çështjes.

Ekipi ligjor i klubit do të përpiqet të dëshmojë se komisioni i pavarur ka bërë “gabime thelbësore” në vlerësimin e akuzave të Ligës Premier.

Ky pritet të jetë formacioni i Man Cityt nëse bien nga Liga Premier – pesë yje mund të qëndrojnë

Komisioni kishte konstatuar se të hyrat komerciale të klubit ishin fryrë artificialisht me rreth 1.06 miliard euro.

Manchester City beson se pasqyrat bankare dhe dokumentet qeveritare e mbështesin pretendimin e tij se qeveria e Abu Dhabit ka financuar pagesa të lidhura me marrëveshjet e sponsorizimit.

Për më tepër, klubi synon të paraqesë konfirmime më të reja nga zyrtarët e Abu Dhabit dhe të kundërshtojë ato që i konsideron mospërputhje në konstatimet e komisionit.

Apeli mund të përfundojë me shfajësimin e plotë ose të pjesshëm të Manchester Cityt, por ekziston edhe mundësia që çështja të rikthehet për një rigjykim./Telegrafi/

Komentet