Finlandezi thyen rekordin botëror duke pirë 500 mililitra pije të gazuar për vetëm 3.16 sekonda

Life/Bizare

Një kuzhinier nga Finlanda ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi arriti të pijë 500 mililitra pije të gazuar me shije portokalli për vetëm 3.16 sekonda. Tomi Kotilainen, 26 vjeç, e realizoi këtë rekord më 13 qershor, në qytetin Järvenpää të Finlandës, para një grupi njerëzish që u mblodhën për të ndjekur sfidën. Për […]

Madhësia e shkronjave

Një kuzhinier nga Finlanda ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi arriti të pijë 500 mililitra pije të gazuar me shije portokalli për vetëm 3.16 sekonda.

Tomi Kotilainen, 26 vjeç, e realizoi këtë rekord më 13 qershor, në qytetin Järvenpää të Finlandës, para një grupi njerëzish që u mblodhën për të ndjekur sfidën.

Për këtë tentim, finlandezi zgjodhi pijen Jaffa, një markë vendase e pijeve të gazuara me shije portokalli, për të cilën tha se është pija më e mirë në botë.

Kotilainen është personi i parë që e mban këtë rekord, pasi sfida e Guinnessit kërkonte që 500 mililitra pije të konsumoheshin për më pak se pesë sekonda.

I pyetur se si ishte përgatitur për këtë sfidë, 26-vjeçari u përgjigj me humor se ishte stërvitur duke pirë.

Ai beson se mund ta përmirësojë edhe më shumë kohën e tij nëse provon sërish, ndërsa planifikon të sfidojë rekorde të tjera që lidhen me pirjen e pijeve.

Megjithatë, përpjekja e tij pati edhe një efekt anësor të pritshëm: pasi e piu pijen me shpejtësi të jashtëzakonshme, ai lëshoi një gromësimë të madhe. /Telegrafi/

Komentet