Gjilani ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Zekirija Ramadani, i cili është emëruar në krye të shtabit teknik të skuadrës kuqebardhë me kontratë deri në vitin 2028.
Ramadani rikthehet te Gjilani pas përvojës së mëparshme në drejtimin e kësaj skuadre, me të cilën kishte arritur rezultate të rëndësishme në edicionin 2022/23.
Nën drejtimin e tij, Gjilani kishte siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, ndërsa kishte arritur edhe në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.
Trajneri kosovar vjen te skuadra nga Gjilani me një përvojë të pasur në futbollin vendor, ku ka fituar pesë tituj kampioni me katër klube të ndryshme.
Me rikthimin e Ramadanit, klubi synon të vazhdojë punën drejt objektivave të përcaktuara, ndërsa trajneri do të ketë përgjegjësinë për ta udhëhequr skuadrën në periudhën e ardhshme.
Përmes një komunikate zyrtare, Gjilani i ka uruar mirëseardhje trajnerit dhe i ka dëshiruar suksese në aventurën e tij të re me skuadrën kuqebardhë./Telegrafi/






