Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Bayern Munichut, Min-jae Kim, raporton gazeta gjermane Bild.
Sipas këtij mediumi, Maurizio Micheli, shefi i skautëve te “Topçinjtë”, ka ngritur brenda klubit mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit të Koresë së Jugut. Megjithatë, një lëvizje gjatë afatit kalimtar të janarit konsiderohet pak e mundshme, ndërsa interesimi i Arsenalit mund të konkretizohet në një fazë të mëvonshme.
Kim, 29 vjeç, ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2028. Sipas raportimit, gjiganti gjerman planifikon të nisë bisedimet për vazhdimin e saj në të ardhmen e afërt.
Aktualisht, mbrojtësi konsiderohet opsioni i tretë në hierarkinë e qendërmbrojtësve te Bayerni, pas Dayot Upamecanos dhe Jonathan Tahut.
Interesimi i Micheli për koreano-jugorin nuk është befasi, pasi italiani ka punuar më parë te Napoli dhe ishte pikërisht ai që e transferoi Kimin nga Fenerbahçe në vitin 2022, për 19 milionë euro. Vetëm një vit më vonë, mbrojtësi iu bashkua Bayern Munichut për 50 milionë euro.
Arsenali e kishte shtuar interesimin për Kimin edhe gjatë verës së kaluar. Sipas një raportimi të tz, klubi londinez kishte kontaktuar Bayernin për të pyetur rreth mundësisë së transferimit të tij, në kohën kur kërkonte një zëvendësues për William Saliban, i cili pritej të mungonte për një periudhë të gjatë pas një operacioni në shpinë.
Megjithatë, Kim thuhet se e refuzoi mundësinë e largimit, duke pranuar të vazhdonte të luftonte për vendin e tij te Bayerni. Arsenali përfundimisht transferoi Ezri Konsan nga Aston Villa për 60 milionë euro.
Këtë sezon, Kim ka zhvilluar 489 minuta në gjashtë ndeshje zyrtare me Bayern Munichun, pa shënuar gol apo asistuar./Telegrafi/






