Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhërarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillova (23) nga Koçani.
“MPB ka shpallur urdhërarrest për Mihaillova Iva (23), i ati Simeon dhe e ëma Hristina, të dy nga Koçani. Personi kërkohet me urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar, bazuar në kërkesën e Gjykatës Themelore të Koçanit, për vepër penale sipas nenit 300 paragrafi 4 dhe nenit 297 paragrafi 3 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Maqedonia shpall fletarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillovën telegrafi.com
Mihailova është e akuzuar në një proces gjyqësor në lidhje me një aksident trafiku me pasoja fatale në Koçan.
Lajmin se Mihailova e ka kaluar kufirin maqedono-bullgar e shoqëruar nga avokati i saj bullgar, Nikolaj Dimitrov, e publikoi mëngjesin televizioni bullgar BTV. Në një deklaratë për këtë medium, Mihailova tha se, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, kishte vendosur të kthehej në Bullgari.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi se nuk ishte informuar paraprakisht për rastin dhe pretendon se nuk kishte marrë pjesë në organizimin e kthimit të saj në Bullgari.
Disa media njoftuan se ajo u prit me nderime të larta në Bullgari, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot e ftoi për bisedë zyrtare ambasadorin bullgar për të kërkuar llogari për pritjen e saj Mihaillovës në Bullgari./Telegrafi/






