Tre kandidatë do të intervistohen sot në Kuvend, si pjesë e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor, i cili zgjidhet nga deputetët e Kuvendit.
Intervistat do të zhvillohen nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, pas publikimit të njoftimit publik dhe shqyrtimit të aplikimeve të pranuara. Nga gjithsej katër aplikantë, tre i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në procedurën e mëtejshme.
Ndër kandidatët që do të intervistohen janë Emilija Aleksovska, avokate nga Kumanova, Xhoko Dikov, avokat nga Strumica dhe Fadil Xhelili, avokat nga Gostivari.
Procedura po zhvillohet pas anulimit të mëparshëm të njoftimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi./Telegrafi/






