SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

Nacionale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë qëndrimin e njëjtë lidhur me pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën. Në një përgjigje për Radio Dukagjini nga Ambasada Amerikane në Kosovë deklarojnë se presin të zhvillojnë një dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura përfshirë përmbushjen nga ana e Kosovës të zotimeve të […]

Madhësia e shkronjave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë qëndrimin e njëjtë lidhur me pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Në një përgjigje për Radio Dukagjini nga Ambasada Amerikane në Kosovë deklarojnë se presin të zhvillojnë një dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura përfshirë përmbushjen nga ana e Kosovës të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e ndërmarra nga qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe të popullit të Kosovës. Presim që të zhvillojmë një dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga ana e Kosovës të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, deklaron një zëdhënës i Ambasada Amerikane në Kosovë për Radio Dukagjinin.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme krerët shtetëror kanë kërkuar rikthimin e dialogut strategjik pas takimeve që kanë zhvilluar më 12 tetor me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Prishtinë, të cilit në këtë fillim javë kanë qëndruar në Kosovë.

SHBA-ja e ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën më 12 shtator të vitit 2025. Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi se ky vendim ishte marrë për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë ndaj institucioneve serbe që funksiononin në Kosovë.