Haxhiu mirëpret themelin e Grupit punës për Apelin: Do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi nga Kryesia e Kuvendit

Nacionale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit. Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të […]

Madhësia e shkronjave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit.

Qeveria formon Grup punues për strategji shtetërore për Apelin ndaj katërshes së UÇK-së, kryesues Glauk Konjufca

Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:

Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit.

Aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë. Në këtë fazë, është thelbësore që procesi në Apel të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale.

Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit.

Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Kjo e vërtetë do të vazhdojë të thuhet dhe të mbrohet gjithmonë. /Telegrafi/