Pete Hegseth mahnit me treshe, Sekretari amerikan i Luftës shënon 9 nga 10 tentime

Life/Bizare

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, ishte në Colorado Springs për të ndjekur ndeshjen e futbollit amerikan mes Air Force Falcons dhe Navy Midshipmen, por para saj tërhoqi vëmendjen me aftësitë e tij në basketboll. Hegseth zbriti në parketin e Clune Arena, në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së, ku provoi 10 gjuajtje për tri […]

Madhësia e shkronjave

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, ishte në Colorado Springs për të ndjekur ndeshjen e futbollit amerikan mes Air Force Falcons dhe Navy Midshipmen, por para saj tërhoqi vëmendjen me aftësitë e tij në basketboll.

Hegseth zbriti në parketin e Clune Arena, në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së, ku provoi 10 gjuajtje për tri pikë nga maja e harkut dhe realizoi nëntë prej tyre.

Edhe pse një tentim përfundoi jashtë, Hegseth dukej në një formë të shkëlqyer, duke realizuar pothuajse radhazi gjuajtjet nga distanca, transmeton Telegrafi.

Performanca e tij u komentua me humor, duke u krahasuar edhe me aftësinë për të realizuar gjuajtje nga distanca të ngjashme me ato të yllit të basketbollit Caitlin Clark.

Megjithatë, Hegseth nuk kishte shkuar në Akademinë e Forcave Ajrore për të treguar aftësitë e tij në basketboll. Ai ishte atje për t’iu drejtuar kadetëve përpara ndeshjes së së shtunës mes Falcons dhe Midshipmen. /Telegrafi/