Një qytetar që po proteston para Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se protestuesit e kanë kryer pjesën e tyre të punës dhe se tashmë u takon deputetëve të bëjnë të njëjtën gjë.
Ai tha se gjatë protestës kanë pasur edhe një keqkuptim me Policinë e Kosovës, ndërsa shpjegoi arsyen e vendosjes së një kombi para hyrjes së Kuvendit.
“Na jemi dalë punën tonë, policia të veten. Patëm keqkuptim me policinë. Arsyeja e vendosjes së kombit është që mos t’i lejojë deputetët me dalë nëse nuk votohet ligji për Specialen”, tha qytetari.
Protestuesit po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. /Telegrafi/






