Agjentë autonomë të Al tentuan të sulmonin faqe qeveritare në SHBA dhe Kanada, sipas laboratorit kërkimor jofitimprurës Transluce.
Disa prej aktiviteteve dyshohet se lidhen me agjentë të Google dhe OpenAI, megjithëse studiuesit nuk mund t’i atribuojnë me siguri të gjitha rastet.
Ndër objektivat ishin Departamenti amerikan i Arsimit dhe Library and Archives Canada.

Në të dyja rastet, agjentët përdorën metoda agresive për të testuar dobësitë e faqeve, por nuk arritën të marrin të dhëna që nuk ishin tashmë publike.
Në rastin e Departamentit të Arsimit, agjentët bënë më shumë se 200 mijë kërkesa gjatë kërkimit të statistikave shkollore.
Ata tentuan gjithashtu të dërgonin të dhëna të manipuluara për të testuar dobësitë e bazës së të dhënave.
Në Kanada u regjistruan 899 kërkesa për të dhëna mbi regjistrat e divorceve të viteve 1905–1911, ndërsa 13 prej tyre përmbanin tentativa për testimin e sigurisë së faqes. Edhe këto përpjekje dështuan.
Transluce thotë se raste të ngjashme kanë përfshirë edhe faqe të Shtëpisë së Bardhë, Departamenteve të Drejtësisë dhe Tregtisë, si dhe agjenci në disa shtete amerikane.
Autoritetet amerikane dhe kanadeze thanë se nuk ka prova që sistemet qeveritare janë komprometuar.
Rasti, megjithatë, ngre shqetësime të reja për sjelljen e paparashikueshme të agjentëve autonomë të AI në internet. /Telegrafi/





