DOKU.TECH 2026 rikthehet më 5–6 nëntor: E ardhmja po thërret!

Teknologji

Një nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në vend rikthehet në Prishtinë. Më 5 dhe 6 nëntor 2026, DOKU.TECH do ta shndërrojë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në një pikëtakim të ideve, teknologjisë, kreativitetit dhe njerëzve që po formësojnë të ardhmen. Nën temën “The Future is Calling”, edicioni i këtij viti sjell […]

Madhësia e shkronjave

Një nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në vend rikthehet në Prishtinë. Më 5 dhe 6 nëntor 2026, DOKU.TECH do ta shndërrojë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në një pikëtakim të ideve, teknologjisë, kreativitetit dhe njerëzve që po formësojnë të ardhmen.

Nën temën “The Future is Calling”, edicioni i këtij viti sjell në qendër të vëmendjes zhvillimet që po ndryshojnë mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe krijojmë – nga inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital, te inovacioni, kreativiteti dhe teknologjitë që po hapin mundësi të reja.

Organizuar nga The Foundation House (ish-IPKO Foundation), DOKU.TECH sjell në një vend folës ndërkombëtarë, përvoja frymëzuese, ekspozita inovative dhe aktivitete ndërvepruese që lidhin komunitetin e teknologjisë, të rinjtë, profesionistët dhe sipërmarrësit e ardhshëm.

Për dy ditë, DOKU.TECH do të jetë hapësira ku idetë e mëdha takojnë njerëzit e duhur, përmes diskutimeve, masterclasses, prezantimeve, përvojave interaktive dhe mundësive për t’u lidhur me një komunitet që mendon përtej së tashmes.

Më shumë se një konferencë, DOKU.TECH është një eksperiencë që sjell të ardhmen më afër dhe krijon hapësirë për pyetjen më të rëndësishme: çfarë vjen më pas?

Regjistrimi për DOKU.TECH 2026 tashmë është i hapur dhe pjesëmarrja është falas. Vendet janë të kufizuara, prandaj të gjithë të interesuarit mund ta sigurojnë pjesëmarrjen e tyre që tani.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë

The Future is Calling. A do t’i përgjigjesh?

https://ticketing.festtix.co.uk/events/doku-tech-2026