Shqetësim i madh për Artetën – ylli i Arsenalit rrezikon të mungojë deri në tri javë

Sport

Christos Tzolis pritet të mungojë për dy deri në tri javë, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e Greqisë ndaj Holandës në Ligën e Kombeve. Sipas gazetarit Dimitris Manakos, anësori i Arsenalit ka pësuar lëndim në pjesën e parë të takimit të zhvilluar të enjten mbrëma. 24-vjeçari pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme nga stafi […]

Madhësia e shkronjave

Christos Tzolis pritet të mungojë për dy deri në tri javë, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e Greqisë ndaj Holandës në Ligën e Kombeve.

Sipas gazetarit Dimitris Manakos, anësori i Arsenalit ka pësuar lëndim në pjesën e parë të takimit të zhvilluar të enjten mbrëma.

24-vjeçari pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme nga stafi mjekësor i Arsenalit, për të përcaktuar shkallën e saktë të lëndimit.

Tzolis është i sigurt se do ta humbasë ndeshjen e fundit të Greqisë në këtë grumbullim, ndaj Gjermanisë, të dielën.

Në skenarin më të keq, sulmuesi mund të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Arsenalit, ndaj Leeds United, Lille, Nottingham Forest dhe Bayern Munich.

Vlerësimet fillestare sugjerojnë një mungesë prej dy deri në tri javë, por ekzaminimet e ardhshme do të përcaktojnë më saktë kohën e rikuperimit të tij./Telegrafi/