Haradinaj pas takimeve Kurti–Hamza–Abdixhiku: Shpresoj që zëri i popullit nuk i ka penguar ‘takimet e errëta’

Nacionale

Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar nga nata e 12-të e protestës në sheshin e Prishtinës, e cila po mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se qytetarët kanë qëndruar për 12 ditë e net në kërkim të drejtësisë për, siç i ka quajtur ai, “çlirimtarët”. Ai ka […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar nga nata e 12-të e protestës në sheshin e Prishtinës, e cila po mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se qytetarët kanë qëndruar për 12 ditë e net në kërkim të drejtësisë për, siç i ka quajtur ai, “çlirimtarët”.

Ai ka bërë edhe një koment për zhvillimet politike të ditës, duke iu referuar takimeve ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Populli në këmbë për 12 ditë e natë, në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët. Shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”, ka shkruar Haradinaj.

Deklarata e tij vjen në kohën kur në Prishtinë po vazhdojnë protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa paralelisht po zhvillohen edhe takime ndërmjet liderëve të partive politike.