Dy yjet e Shqipërisë Mryto Uzuni dhe Rei Manaj festuan me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pas triumfit ndaj Bjellorusisë.
“Kuq e Zinjtë” e nisën për mrekulli edicionin e Ligës së Kombeve, për të zhvilluar një paraqitje fantastike me rezultat 2-0 në “Air Albania”.
Gjatë tërë ndeshjes kishte thirrje të vazhdueshme “UÇK, UÇK”, si dhe u shfaqën disa banerë si “Jo në emrin tim” dhe “Prangat janë të përkohshme, historia e përjetshme”.
Me të njëjtën frymë ka vazhduar edhe festa pas ndeshjes, ku Uzuni dhe Manajt, të cilët kishin reaguar edhe më herët për vendimin e rëndë që morën ish-krerët e UÇK-së, shpalosën flamurin me logon e bukur.
Ndërkohë, Shqipëria shihet si favoritja e padiskutueshme për t’u rikthyer në Ligën B, ndërsa në grup ndodhen edhe Finlanda e San Marino./Telegrafi/






