Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme për shumicën e njerëzve. Temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta, ndërsa gjatë ditës kushtet do të jenë më të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur.
IHK edhe për të dielën ka parashikuar mot me diell dhe vranësira, por pa reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 16°C deri në 19°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira dhe përgjithësisht të favorshme. Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës, me rritjen e temperaturave dhe motin kryesisht me diell, priten kushte komode biometeorologjike. /Telegrafi/





