Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku një person goditet me shuplakë nga një tjetër pas një konflikti gjatë qarkullimit në rrugë.
Duke iu referuar videos, Murrizi pretendon se personi që shihet duke u goditur me shuplakë është Elton Shahini, shef i Komisariatit të Krujës dhe ish-shef i Komisariatit Nr.1 në Tiranë.
Murrizi pretendon gjithashtu se personi që e godet është pjesë e strukturave të sigurisë dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është trajtuar ngjarja. /Tch/






