Provokim i paprecedentë në OKB – ambasadori izraelit ngacmon diplomatin iranian

Bota

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, provokoi një diplomat iranian në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një skenë të pazakontë gjatë seancës së 81-të të Asamblesë së Përgjithshme. Danon iu afrua tavolinës së delegacionit iranian dhe i tregoi diplomatit një pajisje Starlink, të njëjtën pajisje që kryeministri izraelit, Benjamin […]

Madhësia e shkronjave

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, provokoi një diplomat iranian në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një skenë të pazakontë gjatë seancës së 81-të të Asamblesë së Përgjithshme.

Danon iu afrua tavolinës së delegacionit iranian dhe i tregoi diplomatit një pajisje Starlink, të njëjtën pajisje që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e kishte shfaqur gjatë fjalimit të tij në OKB.

“Mendova se do të ishte e përshtatshme t’ju jap Starlink-un. Mund të jetë i dobishëm për t’i mundësuar popullit iranian të fitojë lirinë pas asaj që i keni bërë. Pra, a dëshironi ta merrni dhe ta ktheni në Teheran?”, i tha Danon diplomatit iranian.

Ambasadori izraelit shtoi se pajisja mund të ishte shumë e dobishme në Iran dhe tha: “Ne e duam popullin iranian dhe lutemi për ndryshimin e regjimit atje. Ajo ditë do të vijë.”

Diplomati iranian nuk iu përgjigj dhe e injoroi plotësisht Danonin, duke kthyer kokën.

Veprimi i Danonit erdhi pak pas fjalimit të Netanyahut, i cili gjatë adresimit të tij në OKB mbajti në dorë një pajisje Starlink dhe tha se regjimi iranian ka frikë nga populli i tij kur ai ka qasje në mjete të tilla komunikimi. Netanyahu deklaroi se do ta linte pajisjen në OKB që ajo t’i dorëzohej delegacionit iranian. /Telegrafi/