Mediat e mëdha në Irlandë kanë shkruar menjëherë për fitoren e Kosovës ndaj kombëtares së tyre në Prishtinë.
“Dardanët” ishin larg më të mirë se irlandezët, pavarësisht që fituan vetëm me rezultat minimal 1-0.
Vedat Muriqi bëri heroin për të shënuar me kokë pas një topi të kthyer nga goditja e Ermal Krasniqit (83’), ndërsa golin ia dedikoi çlirimtarëve.
Ndërkohë, mediat në Irlandë e kanë përgëzuar Kosovën për paraqitjen e bërë.
“Një natë për t’u harruar për Irlandën me Vedat Muriqin që shënoi golin e vonshëm për t’ia siguruar pikët e plota nikoqirëve. Ishte më shumë se e merituar, Irlanda ishte më fat që nuk humbëm me më shumë gola”, shkruan “Independent”.
Në anën tjetër, “Irishtimes” gjithashtu përgëzoi “Dardanët” që fituan vetëm me një gol.
“Një rezultat i vështirë për Irlandën, por u dominuan nga Kosova, të cilët në të vërtetë nuk shënuan një numër të golave”.
Ndërkohë, Kosova të dielën do ta zhvillojë përballjen e dytë ndaj Austrisë./Telegrafi/






