Sulmuesi Edon Zhegrova është ndarë i lumtur me fitoren e Kosovës ndaj Irlandës.
“Dardanët” morën pikët e plota me rezultat minimal 1-0, falë një goli të vonshëm të Vedat Muriqit.
Pas ndeshjes për “Klan Kosova”, Zhegrova nënvizoi se gjithnjë provoi të gjente hapësira, por ishte vështirë me irlandezët.

“Fitore e rëndësishme. Kemi mundur të shënojmë më shumë si dhe e mbajtëm portën e paprekur”.
“E kemi studiuar mirë gjatë javës dhe në fund e arritëm objektivin falë tërë angazhimit të lojtarëve. Me rëndësi e siguruam dhe tani të fokusohemi për Austrinë”.
“Ishte pak e vështirë, tentoja të gjeja ato hapësirat e mia. Me rëndësi fitorja dhe kjo më bën të lumtur. Tash fokusi te Austria”.
Në fund, Zhegrova shtoi se dëshiron ta fitojë grupin dhe të marrin pikët e plota në Austri.
“Kam biseduar me trajnerin dhe kam qenë i gatshëm të luajë nga fillimi, shpresoj të vazhdoj kështu. Austria? Do ta studiojmë dhe të shikojmë, shkojmë për fitore”.
“Me grupin dhe lojtarët që kemi besoj se mund të arrijmë fitore dhe të grupit. Dua të luaj sa më shumë dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje”./Telegrafi/





