Mërgim Vojvoda thotë se të gjithë e dinë rëndësinë e Ligës së Kombeve për ta siguruar play-offin e vitit 2028.
Kosova e nisi fuqishëm për ta dominuar plotësisht Irlandën, pavarësisht që fitoi vetëm me rezultat 1-0.
Pas ndeshjes, Vojvoda për “Klan Kosova” tha se ishte triumf i vështirë dhe tani tërë fokusi duhet të jetë te Austria.
“Fitore e rëndësishme. Kemi mundur të shënojmë më shumë si dhe e mbajtëm portën e paprekur”.
“Nuk ishte lehtë sepse ishte kombëtare e fortë fizike. Ne e bëmë lojën tonë, krijuam rastet dhe ia dolëm”.
“Çdo lojë është e rëndësishme. E dimë se ky grup ka rëndësi edhe për play-offin e 2028 dhe duam ta fitojmë tërë grupin”.
“Austria është favorite e grupit, por secila lojë e ka mënyrën e vetë. Të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe të shohim. Do të festojmë sonte dhe nga nesër të fokusohemi”.
Përndryshe, përballja mes Austrisë dhe Kosovës do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00./Telegrafi/






