Prej 26 ditësh po kërkohet për gjetjen e trupit të 30 vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 Janar.
Që prej asaj dite kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera.
Ndërkohë, që prej datës 29 Janar, kërkimeve ju është bashkuar edhe një grup i specializuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Mbi 11 persona janë çdo ditë në kërkime krah forcave tona të armatosura.
E gjithë vija lumore e lumit të Matit është kontrolluar disa herë, por pa mundur të gjejnë trupin e 30 vjeçarit apo ndonjë shenjë të tij. Sakaq, kërkime po bëhen edhe në basenin ujor të liqenit të Ulzës.
Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar dronin nënujor në hyrje të liqenit duke bërë të mundur kontrollin edhe në thellësi të tij. Deri në datën 3 Shkurt, nuk është gjetur asnjë shenjë e 30 vjeçarit Jurgen Karaj.
Kërkimet do të vijojnë ndërsa prurjet e lumit Mat kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit, duke krijuar më shumë mundësi kontrolli nga grupet e angazhuara në terren.
I zhdukur qe 26 ditë, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30 vjeçarit shqiptar – FSK me dron në Liqen të Ulzës
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819496-i-zhdukur-qe-26-dite-vijojne-kerkimet-per-gjetjen-e-30-vjecarit-shqiptar-fsk-me-dron-6984774ca9a6f.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="i-zhdukur-qe-26-dite,-vijojne-kerkimet-per-gjetjen-e-30-vjecarit-shqiptar-–-fsk-me-dron-ne-liqen-te-ulzes" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819496-i-zhdukur-qe-26-dite-vijojne-kerkimet-per-gjetjen-e-30-vjecarit-shqiptar-fsk-me-dron-6984774ca9a6f.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="i-zhdukur-qe-26-dite,-vijojne-kerkimet-per-gjetjen-e-30-vjecarit-shqiptar-–-fsk-me-dron-ne-liqen-te-ulzes"></p>Prej 26 ditësh po kërkohet për gjetjen e trupit të 30 vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 Janar. Që prej asaj dite kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në</div>






