Zelensky jep detaje se çfarë diskutoi me Trumpin

Bota

Volodymyr Zelensky ka dhënë disa detaje nga biseda me presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se të dy kanë diskutuar mundësinë e një armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë në lidhje me infrastrukturën energjetike. Presidenti ukrainas, ashtu si edhe në të kaluarën, ka vënë në pikëpyetje nëse Rusia është “e gatshme” për një armëpushim. “Nëse ata […]

Madhësia e shkronjave

Volodymyr Zelensky ka dhënë disa detaje nga biseda me presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se të dy kanë diskutuar mundësinë e një armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë në lidhje me infrastrukturën energjetike.

Presidenti ukrainas, ashtu si edhe në të kaluarën, ka vënë në pikëpyetje nëse Rusia është “e gatshme” për një armëpushim.

“Nëse ata nuk duan që ne të sulmojmë naftën për naftëgjeneratorët, ne jemi të gatshëm, nëse ata nuk do ta sulmojnë sistemin tonë energjetik”, u tha ai gazetarëve.

“Jemi të gatshëm për çdo lloj formati të armëpushimit energjetik… për të gjithë sektorin energjetik, për gjithçka”, shtoi lideri ukrainas ukrainas.

Zelenskyy pohoi se “Trump mund të organizojë një takim trepalësh, jam gati të takohem me Putinin në çdo kohë”

Ndërkohë, Trump deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin është “i gatshëm të takohet” për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, raporton skynews.

Trump e ka bërë këtë pretendim disa herë gjatë përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje. Megjithatë, Putini shpesh ka refuzuar të takohet me Zelenskyn për të diskutuar kushtet e paqes ose ka kërkuar që takimi të zhvillohet vetëm në Moskë.

Trump shtoi “mendoj se të dy duam që lufta të përfundojë, të jem i sinqertë me ju. Është koha. Shumë njerëz po vriten dhe ata nuk e duan këtë. Por mendoj se të dy, Putini dhe Zelensky, duan që lufta të përfundojë”.

Putini e nisi luftën me pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022. /Telegrafi/