Turku i arratisur nga burgu shmang kapjen për 8 vjet pasi ndryshoi pamjen dhe jetoi si grua

Life/Bizare

Një burrë turk, i cili ishte në arrati që nga viti 2018, është zbuluar së fundmi në Stamboll, ku jetonte si grua transgjinore dhe kishte ndryshuar tërësisht pamjen. Tugrul Başar ishte dënuar për tri raste grabitjeje të kryera në vitin 2010, gjatë të cilave ishte paraqitur si zyrtar publik. Në vitin 2018, ai u arratis […]

Madhësia e shkronjave

Një burrë turk, i cili ishte në arrati që nga viti 2018, është zbuluar së fundmi në Stamboll, ku jetonte si grua transgjinore dhe kishte ndryshuar tërësisht pamjen.

Tugrul Başar ishte dënuar për tri raste grabitjeje të kryera në vitin 2010, gjatë të cilave ishte paraqitur si zyrtar publik. Në vitin 2018, ai u arratis për t’i shmangur një dënimi prej tre vjetësh burgim dhe autoritetet e kërkuan që atëherë.

Ai u identifikua së fundmi në lagjen Kadıkoy të Stambollit, gjatë një operacioni të posaçëm për kapjen e personave në arrati që kishin dënime të pazbatuara.

Ajo që e bëri rastin e Başarit të veçantë ishte zbulimi se ai kishte jetuar për vite me radhë si grua, duke përdorur identitetin e motrës së tij dhe duke ndryshuar aq shumë pamjen, saqë ishte bërë i panjohshëm.

Nuk është e qartë se si policia arriti ta gjurmonte pas kaq shumë vitesh. Sipas raportimeve, autoritetet dyshohet se monitoruan familjarët dhe personat e afërt me të. Në këtë mënyrë, zbuluan se në shtëpinë e motrës së tij jetonin dy gra të reja, të cilat duket se përdornin të njëjtin identitet kur dilnin jashtë.

Policia e ndoqi gruan që paraqitej si motra e Başarit dhe mblodhi prova derisa u sigurua për identitetin e saj.

Kur policia hyri në shtëpinë e tij dhe e arrestoi, Başar kishte me vete letërnjoftimin e motrës. Megjithatë, testi i gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e tij.

Disa burime kanë raportuar vetëm për maskimin dhe pamjen e tij femërore, ndërsa të tjera pretendojnë se ai kishte kryer tranzicion gjinor për të ndryshuar pamjen. Kjo pjesë nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Sipas raportimit, Başar do ta vuajë dënimin në një burg për burra, pasi emri dhe gjinia e tij nuk ishin ndryshuar zyrtarisht në regjistrin civil të Turqisë. /Telegrafi/