Emri i Endrit Thaçit “thyen” rekord të kërkimeve në Google pas vendimit të Hagës

Magazina

Emri i djalit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka qenë i klikuar masivisht në Google dhe YouTube në ditën e shpalljes së aktgjykimit në Hagë, për ish-krerët e UÇK-së. Kjo u bë e ditur së fundmi nga ekspertja e IT-s, Nadia Elbasani, e cila kumtoi raportin në emisionin “Ftesë në 5”. Ekspertja […]

Madhësia e shkronjave

Emri i djalit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka qenë i klikuar masivisht në Google dhe YouTube në ditën e shpalljes së aktgjykimit në Hagë, për ish-krerët e UÇK-së.

Kjo u bë e ditur së fundmi nga ekspertja e IT-s, Nadia Elbasani, e cila kumtoi raportin në emisionin “Ftesë në 5”.

Ekspertja u shpreh se ajo çfarë i kishte bërë më shumë përshtypje nga monitorimi i saj, ishte fakti se vetë emri i Endrit Thaçit ishte edhe më i klikuar se ai ai PDK-së në Google.

“Ditën e vendimit të Hagës është klikuar në mënyrë masive emri i Endrit Thaçit dhe i djalit të Kadri Veselit. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është krahasimi mes PDK-së dhe Endrit Thaçit. Endriti, në Google, është më i klikuar se vetë PDK-ja. Kjo të çon në një kërkesë që duket sikur vetë populli i Kosovës ka, që këta djem të rimarrin historinë e Kosovës”, ka deklaruar Elbasani, raporton Top Channel.

“Edhe UÇK-ja ka pasur kërkime të shumta në Google dhe YouTube, sidomos në ditën e vendimit të Hagës, për të marrë çdo lloj detaji. Brezi i ri kërkon më shumë nga këta djem. Fakti që ka fokus në aspektin fizik, nuk e largon nga personazhi”, u shpreh ekspertja.

Përndryshe, djemtë e dy ish-krerëve, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli, u bënë kohëve të fundit viral në rrjetet sociale dhe kanë zgjuar një vëmendje të jashtëzakonshme nga publiku. Dyshja po ashtu kanë kanë zgjuar një interesim masiv edhe për shkak të prezencës së tyre në protestat që tashmë po mbahen tash e një javë në sheshin e Prishtinës.