Kompanitë ajrore turke pezulluan fluturimet drejt Iranit

Bota

Kompania ajrore kombëtare turke Turkish Airlines, si dhe kompanitë me kosto të ulët AJet dhe Pegasus, kanë anuluar fluturimet drejt Iranit dhe nga ky vend që nga 21 shtatori, kur hynë në fuqi sanksionet amerikane. Në faqet e Turkish Airlines dhe AJet nuk ka fluturime drejt Iranit deri në muajin mars, ndërsa Pegasus ka hequr […]

Madhësia e shkronjave

Kompania ajrore kombëtare turke Turkish Airlines, si dhe kompanitë me kosto të ulët AJet dhe Pegasus, kanë anuluar fluturimet drejt Iranit dhe nga ky vend që nga 21 shtatori, kur hynë në fuqi sanksionet amerikane.

Në faqet e Turkish Airlines dhe AJet nuk ka fluturime drejt Iranit deri në muajin mars, ndërsa Pegasus ka hequr nga sistemi i rezervimeve të gjitha fluturimet drejt këtij vendi për një periudhë të pacaktuar.

“Iran International” raportoi se një përfaqësues i Turkish Airlines i ka thënë këtij televizioni se nuk ka garanci që fluturimet do të rikthehen edhe pas marsit të vitit 2027.

Sipas MEE, sanksionet e reja të Departamentit amerikan të Thesarit ndaj sektorit ajror iranian janë aq të ashpra, saqë kompanitë ajrore turke u detyruan të pezullojnë fluturimet.

Sanksionet e reja gjithashtu pengojnë avionët e prodhuar nga Airbus të fluturojnë drejt Iranit, pasi ata përmbajnë komponentë të prodhuar në SHBA, raportojnë mediat.

Një zyrtar turk tha se që nga e hëna, Mahan Air është e vetmja kompani ajrore iraniane të cilës i është ndaluar fluturimi drejt Turqisë, ndërsa kompanitë e tjera iraniane për momentin mund të vazhdojnë linjat mes dy vendeve.

Turqia dhe Irani kanë ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme dhe lidhje të forta energjetike e tregtare, pavarësisht valëve të njëpasnjëshme të sanksioneve amerikane ndaj Teheranit.

Megjithatë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka ndjekur një qasje tjetër që kur presidenti amerikan, Donald Trump e ka shtuar presionin ekonomik ndaj Iranit.

Gjatë fundjavës, Turqia i hoqi licencën bankare bankës iraniane Bank Mellat, e cila kishte operuar në këtë vend për dekada.

Rregullatori turk i bankave gjithashtu javën e kaluar mori nën kontroll bankën Golden Global Investment, pasi SHBA-ja vendosi sanksione ndaj saj për shkak të pretendimeve se kishte transferuar fonde te qeveria iraniane. /Telegrafi/