FSK forcon kapacitetet për mirëmbajtjen e automjeteve me ndihmën amerikane

Nacionale

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar një trajnim të specializuar për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV, me mbështetjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trajnimi i njohur si “Maintenance Event” u zhvillua në objektin e SMAR-it, në Aeroportin e Gjakovës, ku pjesëtarët e FSK-së patën mundësi të […]

Madhësia e shkronjave

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar një trajnim të specializuar për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV, me mbështetjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trajnimi i njohur si “Maintenance Event” u zhvillua në objektin e SMAR-it, në Aeroportin e Gjakovës, ku pjesëtarët e FSK-së patën mundësi të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre teknike për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV.

Gjatë aktivitetit, pjesëtarët e FSK-së u trajnuan në inspektimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve kryesore të këtyre automjeteve. Fokusi i trajnimit ishte në transmisionin, sistemin e derivateve dhe sistemet elektronike.

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe zhvillimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së.

Sipas FSK-së, kjo krijon mundësi që njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë trajnimit të përcillen më tej te pjesëtarët e tjerë të Forcës.

FSK-ja e ka cilësuar këtë aktivitet si një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale, rritjen e efikasitetit në mirëmbajtjen e automjeteve dhe forcimin e bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës. /Telegrafi/